Aksidentit me vdekje në Sarandë!

Mbrëmjen e sotme, një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Sarandë, pas përplasjes së një makine me një motor.

Viktima ende nuk është identifikuar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin e viktimës si dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:10, në aksin rrugor Çukë-Fanar, një automjet tip “Hyundai” me drejtues shtetasin 51 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues një shtetas ende të paidentifikur, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin e drejtuesit të motomjetit si dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *