Aksidentohen tre automjete në Lushnje, një prej tyre kthehet përmbys

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Fier-Lushnje.

Burime për median bëjnë me dije se tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku njëra prej tyre raportohet se është kthyer përmbys.

Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë dhe se ende nuk dihet nëse ka të plagosur apo viktima.

Detaje të tjera priten në vijim. Kujtojmë se një tjetër aksident ka ndodhur në Elbasan, mes dy automjeteve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *