Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, ku i plagosur ka mbetur aktori Lulzim Zeqja. Si pasojë është auluar shfaqja “Edmond” në teatër, ku aktori ishte protagonist. Fatmirësisht ai është në gjendje të mirë shëndetësore, por që e ka të pamundur të jetë në skenë.
Njoftimi i Teatrit:
Të dashur miq të teatrit,
Për shkak të një aksident automobilistik, i cili ka përfshirë aktorin e teatrit kombëtar z.Lulzim Zeqja njëkohësisht dhe protagonistin e shfaqjes “Edmond”, ju njoftojmë se shfaqjet e ditës së sotme dhe datave 23-24-28-29-30-31 tetor 2021, janë anuluar.
Fatmirësisht, z. Zeqja është në gjendje të mirë shëndetësore, por e ka të pamundur të performojë në shfaqjen “Edmond” në vazhdim.
Duke ju kërkuar ndjesë e duke ju falenderuar për mirëkuptimin, teatri kombëtar do t’ju njoftojë në vazhdim se si do të proçedohet me rimbursimin e biletave.
/Priza.al/