Aksidentohet familja në Elbasan, plagosen nënë e bijë

Një grua me inicialet L.A.,37 vjeçe, dhe vajza e saj vetëm 5 vjeçe kanë mbetur të plagosura si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se në afërsi të Xarrës, 40-vjeçari me inicialet K.A., duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë gruaja e 40-vjeçarit dhe e bija janë plagosur.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e sotme në afërsi të Xarrës, shtetasi K.A., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar lehtë bashkëshortja shtetasja L.A.,37 vjeçe, dhe vajza 5 vjeçe, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksident.

/Priza.al.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *