Një aksident ka ndodhur këtë të martë në një minierë kromi në Bulqizë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një punëtor.
Shtetasi me iniciale B. T., 51 vjeç ka marrë plagë në këmbë, ku dhe është është dërguar për ndihmë më të specializuar mjekësore drejt Tiranës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Bulqizë /informacion paraprak
Rreth orës 12.00, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizë, shtetasi B. T., 51 vjeç, i cili gjatë punës në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës, është aksidentuar duke u lënduar në këmbë.
Shtetasi B. T., pas ndihmës së marrë në spitalin e Bulqizës, është dërguar për ndihmë më të specializuar mjekësore drejt Tiranës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjej