Një shtetas 50-vjeçar është aksidentuar në vendin e punës. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Lezhës.
Ndue Gjinaj ka mbetur fillimisht i plagosur rëndë dhe është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Fatkeqësisht, shtetasi ka ndërruar jetë rrugës.
Mësohet se ai ka rënë nga një lartësi prej 3 metrash teksa punonte në një fabrikë mielli.
Pritet zbardhja e plotë e ngjarjes nga ana e policisë.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:30, në fshatin Rrilë, Lezhë, shtetasi N. Gj., 50 vjeç, duke punuar në fabrikën në pronësi të tij, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.