Të paktën 9 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të një autobusi nga Kosova. Bëhet e ditur se aksidenti në fjalë ka ndodhur në Serbi.
Por fatmirësisht, Qeveria e Kosovës njoftoi se nëntë udhëtarët që u lënduan nga aksidenti janë jashtë rrezikut për jetë.
Gjithashtu është mësuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 në Kupci të Madh afër Krushevcit në Serbi.
“Kompania e udhëtimit ka nisur një autobus tjetër që t’i marrë udhëtarët që të vazhdojnë udhëtimin për në Graz. Zyrtari ynë ndërlidhës është rrugës për në spitalin e Krushevcit për t’i vizituar të lënduarit”, tha Qeveria e Kosovës.
Ekzekutivi tha se institucionet e Kosovës po bëjnë gjithçka për të ndihmuar të prekurit në këtë aksident.
/Priza.al/