Një tjetër urban i Tiranës është përfshirë në aksident sot.
Këtë herë në rrethrrotullimin e Saukut është përplasur një urban i linjës me një karrotrec. Paraprakisht mësohet se nuk ka asnjë person të lënduar, vetëm dëme materiale. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për nisjen e hetimeve shkaqet e këtij aksidenti.
Kujtojmë se ky është aksidenti i dytë i ndodhur sot në Tiranë. Aksidenti i paradites ku u përfshi një urban i Unazës shkaktoi disa persona të lënduar dhe dëme të mëdha materiale.