Aksidentohet Olsa e “Për’puthen”

Autorja e emisionit popullor “Përputhen”, Olsa Muhameti është aksidentuar me makinën e saj të re.

Vetë Olsa përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka treguar se e kanë përplasur dy studente.

Sakaq, Olsa ka zbuluar se të pranishmit në aksident nuk janë interesuar për ngjarjen, por e pyesin për informacion rreth emisionit.

“Ke parasysh, tre muaj makina e re dhe ta përplasin dy studente. E ndërkohë që je tym, më pyesin për Përputhen”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që “Përputhen” tani është në sezonin e tretë dhe në moderim vazhdon të jetë prezantuesja e njohur , Bora Zemani.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *