Aksidentohet rëndë ish-futbollisti i Real Madridit dhe Napolit (Emri)

Ish-mesfushori i Real Madridit dhe i Napolit në vitet 90 , Fredi Rinkon ka pësuar një aksident të rëndë teksa ka qënë duke udhëtuar me një fuoristradë bashkë me 3 nga shokët e tij teska po shkonte në Kali të Kolumbisë, orët e para të mëngjesit të ditës së hënë.

Mësohet se mjeti i 55 vjeçarit është goditur nga pas nga një autobuz i linjes në një kryqëzim.

Të plagosurit janë çuar menjëherë në spital për të parrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa Rinkon i është nënshtruar një operacioni intensiv pasi mësohet se ka marrë plagë të rënda në kokë.

Rinkon gjatë 3 Botërorëve në vitet 90 ka arritur që të realizojë 17 gola në 84 paraqitjet e tij me kombëtaren e Kolumbisë.

Mediat vendase bëjnë me dije se aksidenti është shkaktuar për shkak se Rinkon kishte kaluar me semafor të kuq.

Gjatë karrierës së tij ish-mesfushori i Real Madridit dhe Napolit është aktivizuar edhe me Korinthiasin, Palimerasin dhe Santosin në Brazil.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *