Gjykata e Tiranës ka lënë në burg, 19-vjeçarin, Jehon Breçanin pasi aksidentoi 24-vjeçaren me makinë. Atij i është komunikuar masa e sigurisë në spital, për shkak të problemeve shëndetësore, që ka pasur nga përplasja.
19-vjeçari ishte duke ecur në zonën e ish-Kinostudios me shpejtësi tej normave të lejuara e për pasojë humbi kontrollin e mjetit duke aksidentuar 24-vjeçaren Xhesina Gegan. Për fat të keq, e reja ka humbur një këmbë nga aksidenti i rëndë. I riu iu nënshtua edhe testit të alkoolit, por nuk rezultoi të ishte nën efektin e pijeve alkoolike.
Para 3 ditësh, Xhesina Gega tha se ishte duke pritur në trotuar shoqen e saj pasi kishin planifikuar të takoheshin.
“Mbaj mend të gjithë skenën. Po prisja një shoqe, në atë moment shikova që më erdhi një makinë. Nuk e kam humbur vetëdijen, kisha shumë dhimbje”, u shpreh 24-vjeçarja.
/Priza.al/