Jehon Breçani, djali i ish-zyrtarit të Policisë së Shtetit ka rënë në prangat e policisë pasi aksidentoi 23-vjeçaren Xhesina Gega.
E reja i është nënshtruar një operacioni në spitalin e Traumës, dhe aktualisht ndodhet në terapi intensive në gjendje kritike për jetën.
Jehon Breçani ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur fillimisht me murin, më pas me një pemë që e ka thyer dhe më pas ka goditur 23-vjeçaren që ndodhej në trotuar.
Shoferi i Benz-it, me targa AA 888 XX është shoqëruar në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore. Dyshohet se kur është aksidentuar ka qenë me shpejtësi të lartë.
Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko”, ndërsa policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/