Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi ka aksidentuar me makinën e tij një 58-vjeçare.
E dëmtuara ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin S. R., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin, në vendin e quajtur “Jonufër”, ka aksidentuar shtetasen H. Sh., 58 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.