Një grua ka mbetur e plagosur pasditen e sotme në Durrës, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
70-vjeçarja ka marrë disa plagë në trup, ndërsa është transportuar me urgjencë në spital.
Sipas informacioneve të para e moshuara është jashtë rrezikut për jetën.
Është identifikuar autori dhe policia është duke vijuar punën për kapjen e tij.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/Priza.al/