Një 48-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme nga Policia në Elbasan, pasi akuzohet se ka aksidentuar për vdekje një 83-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë në aksin Thane-Elbasan, ku i arrestuari me iniciale A.H pas aksidentit, e ka hedhur në kanal për të fshehur ngjarjen dhe është larguar.
Megjithatë, Policia ka bërë të mundur identifikimin e tij, ndërsa i është sekuestruar edhe mjeti i tij tip ‘Audi’.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin me prova ligjore.
/Priza.al/