Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën “arrest me burg” për 27-vjeçarin, David Gjonaj i cili aksidentoi për vdekje dy turistë polakë.
Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërkohë që drejtuesi i mjetit në gjykatë ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur nga pakujdesia.
Masa e sigurisë është dhënë nga gjyqtarja Izabela Radovani.