Aksidentoi për vdekje italianin/ I riu shqiptar rrezikon deri në 10 vite burg, nëse ka konsumuar…

Nëse i riu shqiptar që aksidentoi për vdekje italianin Enrico Occhini vërtetohet se ka qenë nën efektin e drogës në momentin që makina e tij goditi motorin e Occhinit, ai rrezikon të dënohet deri në 10 vite burg.

Ekspertët e drejtësisë italiane do të përcaktojnë brenda 30 ditë kohë për të kryer hetimet, nëse shqiptari ka qënë nën efektin e drogës.

Në timonin e makinës, në atë 31 korrik 2020 dramatike përgjatë autostradës 73, ishte një i ri shqiptar, i cili tashmë akuzohet për vrasje në rrugë. Dilema që gjyqtari kërkon të zgjidhë është nëse shoferi ka qenë nën ndikimin e drogës apo jo.

Nëse do të konfirmohej përdorimi i substancave, do të kishte një rrethanë të rëndë rënduese. Mbrojtja e 30-vjeçarit bëri dy konsultime teknike: një raport për dinamikën e aksidentit dhe një për të vënë në pikëpyetje marrjen e substancave psikotrope.

Familjarët e mbrojtur nga avokatët Osvaldo Fratini dhe Marta Tofani nuk do të mund të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit pasi në proceset civile tashmë kanë marrë dëmshpërblim nga sigurimi dhe për rrjedhojë nuk mund të marrin pjesë në procedimin penal.

30-vjeçari ka kërkuar të gjykohet me një dënim të shkurtuar dhe rrezikon një dënim që, nëse do të provoheshin rrethanat rënduese, do të shkonte nga 5 deri në 10 vjet burg.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *