Aksidentoi për vdekje një grua, arrestohet 47-vjeçari në Shkodër

Një 47-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi aksidentoi për vdekje një grua.

Shtetasi me iniciale G. B., akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 47 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ky shtetas, më datë 22.06.2022, rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Shtoj, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen Z. B., 31 vjeçe, banuese në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, e cila po lëvizte me biçikletë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *