Është ndaluar shoferi i cili aksidentoi për vdekje punëtorin e rrugës mesnatën e djeshme në aksin rrugor Berat-Fier.
Mësohet se shtetasi me iniciale T. H., 58 vjeç, banues në Berat ka aksidentuar për vdekje larguar nga shtetasin M. L., 45 vjeç, banues në Tiranë(punonjës i një firme që merret me sinjalistikën rrugore).
Njoftimi i policisë:
Në datë 28.06.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Velmish, Roskovec, shtetasi T. H., 58 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot” ka aksidentuar me pasojë vdekjen dhe është larguar nga vendngjarja, shtetasin M. L., 45 vjeç, banues në Tiranë(punonjës i një firme që meret me sinjalistikën rrugore).
Drejtuesi i mjetit u kap dhe u shoqërua në ambientet e Policisë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.