Ish-shefi i Komisariatit të Himarës, Arjan Tase aksidentoi për vdekje me mjetin e tij tip ‘skaf’ të miturën në plazhin e Potamit, Himarë.
Mësohet se Tase aktualisht mban detyrën me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan. Burime për median bëjnë me dije se ish-shefi i komisariatit është pezulluar më herët nga detyra kur mbante këtë pozicion pasi akuzohej se kishte lejuar kultivimin e drogës në dy fshatra të Vlorës. Tase është arrestuar në vitin 2020 së bashku me disa efektivë policie dhe trafikantë droge, pasi u zbuluan se ishin të implikuar në kultivimin e 6790 rrënjë kanabis në Vlorë.
Arjan Tase është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Vlorës në 27 prill 2022 dhe u rikthye në polici më pas në detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan.