Prokuroria e Vlorës pritet të ashpërsojë akuzën ndaj ish-shefit të komisariatit, Arjan Tases, i cili përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren në Himarë.
Burime për median bëjnë me dije se mbi Tasen do të rëndojë akuza e “vrasjes me dashje”. Kujtojmë se AMP ditën e djeshme raportoi se ish-efektivi akuzohej për “vrasje nga pakujdesia”, sakaq ky i fundit do të dalë nesër para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Kujtojmë se ngjarja tragjike ndodhi teksa 7-vjeçarja po lahej në breg, ku skafi me drejtues i ish-shefin e komisariatit Arjan Tase e goditi rëndë duke i marrë jetën në vend. Familja kishte vetëm disa ditë që kishte ardhur në Shqipëri për pushimet, pasi prej vitesh jetonin në Angli.