Mbrëmë rreth orës 19:00 në Tiranë një i moshuar, i identifikuar si Qani Kamberaj, 82 vjeç, humbi jetën pasi është përplasur nga një makinë. Ai u transportua menjëherë në spital por nuk arriti ti mbijetojë dëmeve të rënda. Ndërkaq automjeti kishte përfunduar anash lumit Lana.
Ditën e sotme policia bën me dije se ka arrestuar drejtuesin e mjetit, Mariglen Harizi 25 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Nga përplasja, i moshuari ka pësuar dëmtime të rënda dhe ka ndërruar jetë në spital. “M. H., 25 vjeç, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Q. K., 82 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
/Priza.al/