Gjykata e Tiranës ka caktuar masën ‘arrest shtëpie’ për Ankela Mulletin, e cila u përfshi në aksidentin ku humbi jetën 45-vjeçari Fatmir Avdillari, i njohur ndryshe si ‘Xubi’ i Yzberishtit.
Mulleti akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor pasi bëri një manovër të gabuar gjatë aksidentit. Ankela Mulleti ka dy fëmijë të mitur, ndërkohë që mësohet nga Prokuroria se Avdillari me motorin e tij ishte duke ecur me një shpejtësi prej 180 km/h. Prokuroria kërkoi arrest shtëpie për Ankela Mulletin, masën që vendosi edhe Gjykata.