Aksidentoi rëndë të miturin me bicikletë, Gjykata lë në burg 28-vjeçarin

Gjykata e Lezhës la në burg 28-vjeçarin Gjovalin Gjeta, i cili u arrestua të mërkurën nga policia pasi përplasi me automjetin e tij një 14-vjeçar i cili lëvizte me biçiklete, duke e lënë të plagosur rëndë.

Gjyqtari Artan Hajredinaj e cilësoi te ligjshëm arrestimin në flagrancë të 28-vjeçarit dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor”.

Aksidenti ndodhi pasditen e së merkurës në rrugën e fshatit Myltë në Lezhë dhe i mituri u dërgua në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e traumës në Tiranës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *