Një 26-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi ditën e djeshme aksidentoi me makinë një të mitur.
Shtetasi me iniciale A.S., akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit, në lagjen “5 Maji”, shtetasi A. S., duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, kishte aksidentuar një shtetas të mitur 4 vjeç, ju bëjmë me dije se specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S., 26 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Video/ Dalin pamjet nga aksidenti ku u plagos 3-vjeçari në Elbasan