Aksidentoi të renë dhe i preu këmbën, djali i Erzen Breçanit ‘ia hedh paq’ burgut

Djali i ish-zv/ drejtorit të policisë Erzen Breçani , 19-vjeçari Jehon Breçani duket se ia ka hedhur paq dhe ka shpëtuar nga burgu, pasi aksidentoi një 23-vjeçare me makinë në Tiranë, ku për pasojë i këputi këmbën.

Gjykata e Tiranës fillimisht vendosi të lirojë 19-vjeçarin më 25 qershor 2021, duke vendosur masën e sigurisë ‘Arrest shtëpie’.

Pas këtij vendimi ka qenë Prokuroria e Tiranës ajo e cila kërkoi më datë 29 qershor, kërkoi që të rikthehet në burg i riu që shkeli rregullat e qarkullimit rrugor teksa po lëvizte me Mercedes-in luksoz.

Gjykata e Apelit të Tiranës në seancën e ditës së sotme, ka rrëzuar ankimimin e bërë prej prokurorisë dhe ka lënë në fuqi masën e “Arrestit në shtëpi”.

Njoftim për media lidhur me çështje penale të zhvilluara në Gjykatën e Apelit Tiranë:

13.07.2021

Në datë 10.06.2021 në rrugën “Xhanfize Keko”, në Tiranë shtetasi J.B gjatë drejtimit të
automjeti ka shkaktuar aksident duke hipur në trotuar dhe për pasojë duke goditur shtetasen
XH.G.

Në Gjykatën e Apelit Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me kërkesën me objekt zëvendësimin e
masës së sigurimit personal për personin nën hetim J.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penal
të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290, paragrafi i dytë i
Kodit Penal.

Më herët, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 938/1 Akti, datë 25.06.2021 ka
vendosur:

Për personin nën hetim J.B zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” me
atë të “arrestit në shtëpi”.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë.

Gjykata e Apelit Tiranë në seancën gjyqësore datë 13.07.2021 referuar kërkesës së paraqitur
nga organi i prokurorisë për heqjen dorë nga ankimi, bazuar në nenin 420/ç të Kodit të
Procedurës Penale me vendimin nr.586 datë 13.07.2021

VENDOSI: Mospranimin e ankimit ndaj vendimit nr.938/1 akti, datë 25.06.2021 të Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkak të heqjes dorë prej ankimit.

Kundër vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda kompetencave të saj.

Specialist i Marrëdhënieve me Publikun dhe Median

Jonida Capo

/Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *