Aksidentoi tek vijat e bardha çiftin dhe foshnjën e tyre 3-muajshe, përfundojnë hetimet ndaj Ajas Sulejmanit

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq Ajas Sulejmanin i cili disa muaj më parë  ishte autor i aksidentit në vijat e bardha të çiftit Konomi bashkë me foshnjën e tyre 3-muajshe.

Ndaj Ajas Sulejmanin rëndojnë tre akuza.

Ai akuzohet për shkelje të qarkullimit rrugor bazuar në nenin 290/4. Kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave, dënohet me burgim nga 5 deri në 20 vjet.

Gjithashtu për drejtimin të mjetit në gjendje te dehur, nën efektin e lëndëve narkotike apo pa dëshminë përkatëse të aftësisë dënohet me burgim nga dhjetë ditë deri në tre vjet.

Neni 293 si dhe akuzën e largimi nga vendi i aksidentit, i drejtuesit të automjetit apo të çdo mjeti të motorizuar, për t’u shmangur nga përgjegjësia penale, civile apo administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit, parashikuar nga neni 273.

Ndërkohë që aktualisht Sulejmani ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *