Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Dajç, përgjatë superstradës Lezhë-Shkodër.
Një automjet ka goditur drejtuesin e një motoçiklete, i cili ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e parë. Më pas, ai është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.