Një aksion anti-drogë është zhvilluar në disa fshatra të Beratit, ku janë kryer kontrolle në sera, njësi shërbimi e bare.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat mësohet se e ka shtrirë aksionin në fshatrat Samaricë, Drenovicë e Pobrat, fshatra të ish/njësisë administrative Kutalli në Dimal.
Aksioni ku u bënë bashkë forcat operacionale, forcat Shqiponja, efektivë të sektorit të antidrogës e krimit në DVP-në Berat, sipas burimeve-kishte si qëllim goditjen e kultivimit e shitjes së lëndëve narkotike.