Prokurori i SPAK Adnan Xholi, i cili ishte dhe prokurori i mega-operacionit midis agjencive ligj zbatuese të Shqipërisë, DEA-s amerikane dhe Policisë Malazeze foli në një konferencë për mediat ku dha detaje nga operacioni. Pyetjes se nëse trafikantët shqiptarë që tashmë janë rezident në Dubai kanë lidhje me drogën e zbuluar në Fratar të Fierit ai u përgjigj se nuk është fallxhor dhe nuk ka nga ta dijë këtë gjë. Ai shtoi se financuesi është në Shqipëri.
Pyetja: Janë rezident në Dubai? A e kontrollojnë ardhjen në Shqipëri të kësaj sasie?
Prokurori Adnan Xholi: Unë jam prokuror dhe jo fallxhor, nuk e them dot se ku janë. Por financuesi është në Shqipëri.