Emrat/ Policia e Vlorës në aksion, ndalohen 5 persona me precedentë penalë

Një superaksion është kryer nga Policia e Shtetit mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës ku bëhet me dije se 5 persona kanë rënë në pranga.  Bëhet fjalë për Paulin Koçi, Petrit Pashaj, Dushan Spahiu, Fatjon Belaj dhe Qazim Ismaili.

Policia informon se këta persona janë ndaluar nën akuzën e grupit të strukturuar kriminal dhe trafikut të klandestinëve, ndërsa aksioni është zhvilluar për llogari të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Mësohet se 5 personat e arrestuar janë dërguar për në Tiranë, ku do të njihen edhe me masat e sigurisë dhe akuzat që janë ngritur ndaj tyre.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *