5 persona janë arrestuar dhe disa të tjerë janë shoqëruar nga policia në Kavajë mbrëmjen e sotme.
Operacioni i policisë po zhvillohet për ekzekutimin e 5 urdhër arresteve të lëshuara nga Franca e Belgjika.
Në policia janë shoqëruar dhjetëra të tjerë të cilët po merren në pyetje sipas letër porosive nga autoritetet belge e franceze. Pas marrjes në pyetje ata janë lënë të lirë.
Operacioni është ende në vijim.