Një aksion antidrogë është duke u zhvilluar në portin e Durrësit.
Mësohet se një kontejner i ardhur nga Brazili është duke u kontrolluar. Partnerët ndërkombëtarë kanë urdhëruar kontrollin. Paraprakisht bëhet me dije se brenda janë gjetur rreth 40 kg kokainë, por ende nuk është peshuar.
Kontejneri në të cilën është fshehur lëndë narkotike ka ardhur me mish nga Brazili.