Aksioni befasishëm në Vlorë, kapen në ‘rrjetë’ 4 persona

Një aksion i befasishëm është realizuar mbrëmjen e sotme në Vlorë, i cili kishte si qëllim kapjen e personave në kërkim dhe për personat që qarkullojnë me armë pa leje.

Burime bëjnë me dije se janë arrestuar 4 persona për armëmbajtje pa leje. Një person rreth moshës 30  vjeçare kur ka parë policinë që po e ndiqte ka hedhur armën tip pistoletë dhe është larguar me vrap.

Policia është në ndjekje të të  riut dhe ka rrethuar vendngjarjen. Operacioni është ende në zhvillim e sipër, ndërsa detajet pritet të bëhen publike nga Policia e Shtetit

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *