Aksioni i befasishëm i Policisë në Elbasan, arrestohen dy zyrtarët e lartë të IMT-së! Ja për çfarë akuzohen

Policia e Elbasanit ka arrestuar mbrëmjen e sotme ish-kryeinspektorin e IMT-së në Elbasan, Mario Qosja, dhe një inspektor. Dy zyrtarët e mësipërm akuzohen për “shpërdorim detyre”.

Burime për mediet bëjnë me dije se deri më tani janë shoqëruar 5 zyrtarë të bashkisë së Elbasanit, të cilët kanë qenë pjesë e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë lejuar ndërtimin pa leje të një objekti.

Për këtë aksion, nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga policia e Elbasanit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *