Krerët e Prokurorisë dhe Policisë së Elbasanit kanë zbardhur kërtë të premte detaje të tjera nga operacioni i djeshëm i SPAK në zonë.
I pyetur nga gazetarët nëse ishte Talo Çela person i cili po kërkohej, drejtori i Policisë tha se hetimet po vazhdojnë dhe se së shpejti do ketë rezultate.
“Hetimet për çdo person të kërkuar dhe personin që përmendët janë intensive dhe në të ardhmen do të ketë rezultate pozitive”, tha ai.
Dyshohet se Çela strehohej në një nga vendet që ka qenë objekt i kontrollit nga RENEA ditën e djeshme por ai ka mundur të largohet para se policia të mbërrinte atje. Kontrollet janë kryer në disa shtëpi dhe biznese, ndërsa operacioni është ende në vijim.