IKMT ka vijuar punën duke prishur ndërtimet pa leje përgjatë vijës bregdetare.
Në kuadër të operacionit të koduar “Bregdeti Ynë”, këtë të premte aksioni ka vijuar me prishjen e objekteve pa leje në Manastir në Sarandë.
Bëhet me dije se objekti i shembur është një platformë betoni me një sipërfaqe rreth 30 metra katror, pronari i të cilës akoma nuk është identifikuar.
Ndërkaq kujtojmë se aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje vijon prej ditësh në vendin tonë, nga Velipoja në Ksamil, ku janë shembur dhjetëra objekte pa leje.
/Priza.al/