NATO ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar gjatë ditës së sotme në veri të Kosovës. Operacionin e Policisë së Kosovës kundër kontrabandimit të mallrave NATO e shikon si veprim për vendosjen e ligjit dhe thotë se misioni i KFOR-it në Kosovë është në komunikim me autoritetet relevante.
“Policia e Kosovës është duke kryer një operacion të zbatimit të ligjit përgjatë Kosovës” dhe se “misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja është në komunikim të pandërprerë me të gjitha institucionet relevante në Kosovë dhe me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare. KFOR-i vazhdon të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjes së fundit për shtensionimin e tensioneve që kanë arritur Beogradi dhe Prishtina në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”- thotë një zyrtar i NATO-s.
/Priza.al/