Pas kontrollit të mbrëmjes së djeshme në një shtëpi në fshatin Isev i Poshtëm në Komunën e Leposaviçit ku u gjetën dhjetëra uniforma të policisë së rregullt dhe asaj speciale serbe, si dhe pjesë të uniformave të Policisë së Kosovës ka reaguar Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.
Svelça tha që falë punës së pakursyer të të gjitha institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës kjo tentativë e Serbisë për destabilizim të vendit po parandalohet dhe luftohet.
“Është detyrë dhe obligim i yni shërbimi ndaj të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim, ndërkohë që është përkushtimi dhe vendosmëria jonë që me të gjitha mjetet ligjore të mbrojmë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë”, ka shkruar Svelça.
Më tej Ministri i Punëve të Brendshme shton se të gjitha elementet terroriste që tentojnë destabilizim do të shkatërrohen.