Është zbardhur akt-ekspertiza ligjore për vrasjen e 3-vjeçarit, Brian Spahiut disa javë më parë pas ndërhyrjes kirurgjikale në dhëmbë me mjekun Roland Xhaxho.
Sipas ekspertizës vdekja e 3-vjeçarit është shkaktuar dhënia e lëndës anestetike.
“KONKLUZION: Mbështetur në të dhënat, arrijmë në përfundimin se:
1. Në trupin e kufomës shtetasit Brian Spahiu nga kqyrja e jashtme u konstatua nje mbetje plage kirurgjikale ne oksit, si edhe shenja shpimesh mjekësore me ekimoza ne lekuren e perreth tyre ne lekuren e ballit, gjoksit, barkut dhe gjymtyreve me karakteristikat e pershkuara ne Akt.
Nga kqyrja e brendeshme dhe egzaminimi histopatologjik u konstatua edeme e shprehur e trurit, staze dhe ekstravazat eritrocitar, ishemi akute miokardi, edeme intersticiale dhe ekstravazat eritrocitar me miokard dhe perikard. Atelektaze e shprehur pulmonare, ekstravazat eritrocitar intersticial me elemnte mononukleare, me zona pneumoragjie aat eritrocita Nekroze intersticiale, edeme e mushkerive. centrolobulare hepatike.
Me ekstravazate eritrocitare, elemente dhe infiltrate mononukleare te shprehur ne hapsiren porto-biliare, edeme intersticiumi. Infiltrim hemoragjik i cipave seroze. Prania e gjakut te lengshem dhe koagulave ne zgavren e barkut.
2. Shenjat e shpimeve mjekësore me ekimoza perreth tyre, të verejtura në trupin e shtetasit Brian Spahiu jane pasoje e manipulimeve mjeksore. Mbetja e vjeter e plages verejtur ne lekuren e gjoksit eshte pasoje nderhyrje kirurgjikale.
3. Shkaku i vdekjes se shtetasit Brian Spahiu ka qene dhenia e lendes anestetike qe ka sjelle vuajtjen qelizore te thelle me mekanizmin e insuficiences multiorganore te parikthyeshme”, thuhet në akt-ekspertizë.