Për analistin Fatos Lubonja, akti normativ i votuar ditën e sotme në Kuvend, është dëshmi se qeveria, po ndihmon ta që e mbajnë në pushtet.
Ai gjithashtu tha se subvencionet ndaj ndërtuesve janë të nevojshme, pasi nuk sektorë të tjerë ku mund të ndihmohen.
“Kemi nevojë për më shumë të dhëna. Sot debati në botë është që bizneset duhen ndihmuar sepse ato punësojnë…Në rastin konkret këtu nuk bëhet fjalë për biznese, por për kompani ndërtimi dhe këtu ngrihet një problem përtej të përditshmes. Përse Shqipëria kë nevojë të zhvillojë vetëm ndërtimin në mënyrë kaq tumorale. Mënyra e qeverisjes që ka filluar Rama që kur ishte kryetar bashkie ka qenë mbështetja tek ndërtuesit tek paratë e pista ka kaluar tani, sepse kështu mbahet pushteti. Tani duket që është e nevojshme që këta të subvencionohet sepse nuk ka asgjë tjetër. Plus pastaj janë një lob shumë i fuqishëm…”, tha Lubonja.