Aktivistët e ‘Just Stop Oil’ hedhin salcë domatesh në pikturën ‘Sunflowers’ të Van Gogh në Londër

BRITANI- Aktivistët e klimës kanë hedhur kanaçe me salcë domateje mbi një pikturë të Van Gogh me luledielli në ‘Galerinë Kombëtare’ në Londër. Ata kishin veshur bluza nga grupi protestues ‘Just Stop Oil’. Në një deklaratë, një nga protestuesit tha se: A vlen arti më shumë se jeta apo ushqimi?

“Kriza e kostos së jetesës nxitet nga lëndët djegëse fosile, jeta e përditshme është bërë e papërballueshme për miliona familje të uritura, në të ftohtë. Ata nuk mund të përballojnë as të ngrohin një tenxhere supë. Ndërkohë, të korrat po dështojnë dhe njerëzit po vdesin në musonet e forta, zjarret masive dhe thatësirat e pafundme të shkaktuara nga prishja e klimës. Ne nuk mund të përballojmë më naftën dhe gazin. Ne do të shikojmë prapa dhe do të mbajmë zi për gjithçka që kemi humbur nëse nuk veprojmë menjëherë.”- tha ajo.

Grupi i klimës, i cili ka mbajtur protesta për dy javët e fundit në kryeqytetin britanik, tha se dy aktivistë kishin hyrë në dhomën e galerisë duke hedhur dy kanaçe me salcë domateje mbi pikturën, e cila është e mbrojtur nga xhami.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *