Filmi ‘Strange World’ ka krijuar shumë polemika në vendin tonë. Aktivistët e mbrojtjes së familjes, kanë dalë kundër këtij filmi, i cili paraqet dy djem të dashuruar me njëri-tjetrin.
THIRRJA:
PRINDËR DHE EDUKATORË TË NDERUAR!
Filmi “Strange World'”, i përkthyer në shqip si “Botë e Çuditshme”, ka përmbajtje të papërshtatshme për t’u ndjekur nga fëmijet. Ky film u mëson femijëve që të jesh ‘gay’ është normale, pasi ka në përmbajtje fabulën e dy djemve adoleshente, që teksa kërkojnë të shpëtojnë planetin, bien në dashuri me njëri-tjetrin. Ju keni të drejtë të informoheni përpara se të zgjidhni të çoni fëmijet per të parë një film në kinema. Mungesa e informacionit është një armë që po përdoret për një ndikim negativ për shëndetin mendor të fëmijëve. Mos lejoni tjetërsimin e modeleve dhe heronjve, për të cilët fëmijët tanë ënderrojnë. Misioni i kinemasë është edukimi dhe argëtimi dhe jo drejtimi në shtigje të errëta i audiencës. Është detyra jonë dhe e institucioneve shtetërore dhe private, edukuese dhe argëtuese, t’i mbrojmë fëmijet nga çdo ndikim që i cënon ata. Mbrojmë Jetën! Mbrojmë Familjen! Mbrojmë fëmijët!
KOALICIONI SHOIPTAR PRO FAMILJES & JETËS
“Botë e çuditshme” është një film amerikan i animuar me kompjuter, fantastiko-shkencor aksion-aventure i vitit 2022, i prodhuar nga Walt Disney Animation Studios dhe i shpërndarë nga Walt Disney Studios Motion Pictures. Filmi i 61-të i animuar i prodhuar nga studio, u drejtua nga Don Hall, me skenar dhe bashkë-regjisor nga Qui Nguyen dhe prodhuar nga Roy Conli.
Në film luajnë zërat e Jake Gyllenhaal, Dennis Quaid, Jaboukie Young-White, Gabrielle Union, Lucy Liu dhe ndjek Clades, një familje legjendare eksploruesish, të cilët duhet të lënë mënjanë dallimet e tyre ndërsa nisin një udhëtim në një tokë misterioze të banuar nga forma të jetës surreale, në mënyrë që të shpëtojnë një burim të quajtur Pando nga humbja e burimit të tij të energjisë.