Një grup aktivistesh kanë protestuar ditën e sotme, pas ngjarjes së rëndë ku një grua ka hedhur nga ballkoni qenin e saj. Pamjet u shpërndanë masivisht në rrjete sociale. Me thirrjet ‘Fli i qetë në Parajsë’ dhe ‘Monstër’ protestueset shprehën kështu zemërimin e tyre.
Pamjet janë publikuar në rrjete sociale nga ‘AnimalClubAlbania’ që tregojnë edhe qenin e shtrirë në tokë pasi është hedhur nga pallati.
Protesta e thirrur nga aktivistet është simbolike në formë homazhi, pranë pallatit gruaja keqtrajtoi dhe hodhi nga kati i gjashtë qenin, i cili u dërgua në Veterineri, por ngordhi pasi kishte marrë shumë dëmtime.