Aktori hollivudian, Matt Damon, ka treguar që ka refuzuar një ofertë marramendëse për rolin kryesor në filmin e suksesshëm, “Avatar”.
Filmbërësi dhe regjisori James Cameron i kishte ofruar edhe 10% të përfitimeve, por ylli i filmave “The Bourne Identity” e “Good Will Hunting” e kishte refuzuar këtë ofertë për shkak se nuk i përshtatej orari i xhirimeve.
“Më është ofruar të punoj në një film të vogël të quajtur ‘Avatar’. James Cameron më ofroi 10 për qind të përfitimeve nga ai”, ka deklaruar Damon duke bërë shaka se për shkak të këtij vendimi do të hyjë në histori.
“Kurrë nuk do të takoni një aktor tjetër që ka refuzuar më shumë para (se unë)”, ka thënë me shaka 50-vjeçari.
‘Avatar’ ka përfituar mbi 2.8 miliardë dollarë, ndërsa propozimi për rolin kryesor i ka shkuar Sam Worthington-it, por pa 10% që iu ofrua Matt Damon.
/Priza.al/