Aktori i madh amerikan, Danny DeVito, ka zbuluar në një intervistë të dhënë së fundmi rrënjët e tij shqiptare.
Gjatë pjesëmarrjes në një emision në YouTube, “The Always Sunny Podcast”, të regjisturar në Los Anxhelos dhe të publikuar të hënën, DeVito kujton se gjyshja e tij fliste një gjuhë të veçantë.
“Familja ime është nga Kalabria, një nga gjyshet e mia është nga Kalabria, dhe mu aty ëshgtë Italia. Kur unë isha shumë i vogël ajo ishte në shtratin e vdekjes, histori tragjike… Ajo fliste një gjuhë që quhej gegë. Disa njerëz mund ta dinë çfarë është, është një gjuhë hibride shqiptare, një gjë italo-shqiptare… Gjyshi im nuk e pëlqente, sepse ajo e fliste me shoqet e saj…”, thotë DeVito.
“Kam takuar vetëm një njeri që e njihte këtë gjuhë, gjithashtu një person i lindur në jug të Italisë. Gjuha është shumë e bukur, e vetmja fjalë që njoh është “shiu”, një fjalë e bukur. Nuk ka lidhje fare me italishten apo arabishten… thuajse si muzikë…”.