Aktori i njohur bëhet baba për herë të parë në moshën 52-vjeçare

Aktori i njohur Shemar Moore është bërë baba për herë të parë në moshën 52-vjeçare. Të mërkurëm, aktori zbuloi se partnerja e tij Jesiree Dizon, solli në jetë fëmijën e tyre të parë

“Jam zyrtarisht baba”, shkroi ai në Instagram. “Ëndrrat bëhen realitet!!”

Partnerja e tij ka mirëpritur në jetë vajzën, emri i së cilës nuk është zbuluar ende.

Në fillim të këtij muaji, aktori Aktori njoftoi se shumë shpejt do të bëhej baba për herë të parë. Ai publikoi një video në rrjetet sociale, ku zbuloi gjininë e foshnjës. Nga një helikopter në ajër u lëshua tym rozë, që tregonte se çifti do bëheshin me vajzë.

Aktorja 39-vjeçare tashmë është nënë e një djali dhe një vajze nga lidhjet e mëparshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *