Aktori i njohur diagnostikohet me demencia

Familja e aktorit të njohur Bruce Willis, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka njohur se ai vuan nga demenca frontotemporale.

Ikona e Hollivudit, 67-vjeçari, u tërhoq nga aktrimi rreth një vit më parë për shkak të betejës së tij me çrregullimin e trurit, e njohur si afazinë.

Kjo sëmundje shkaktoi përkeqësimin e aftësive të tij gjuhësore, ku në një deklaratë të enjten, familja e tij njoftoi se gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

FTD prek lobet e trurit, të cilat merren me sjelljen, zgjidhjen e problemeve, planifikimin dhe emocionet. Simptomat përfshijnë ndryshime të personalitetit, sjellje obsesive dhe vështirësi në të folur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *