Aktori i njohur i serialeve i ftuari i radhës i Luanës? Fotoja që ngjalli dyshime

Prej dy javësh tashmë, Luana Vjollca ka “ndezur motorët” me emisionin e saj “Zemër Luana”. Ndonëse emisioni është një version identik i programit të saj të dikurshëm “Shiko Kush Luan”, ku ka ndryshuar vetëm emri dhe logoja ku transmetohet nga Top-i në Klan, duket se fansat e moderatores mezi e kanë pritur këtë rikthim të saj.

Këtë tregojnë shifrat e klikimeve, ku duhet pranuar vetëm në pak ditë kapi një milion klikime, një puntatë. E pas një mbështetje të tillë, fshihet edhe një përgjegjesi shumë e madhe. Luana duket se i ka vendosur synim vetes, mos t’i zhgënjejë fansat me puntatën e ardhshme duke sjellë të ftuar të veçantë, nga Turqia këtë herë.

Mesa duket këtë të dielë të ftuar në “Zemër Luana” do të jenë çifti i njohur Almeda Abazi dhe partneri i saj, aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman.

Ky “sekret” është zbuluar nga një foto që Bes Kallaku ka ndarë në Instagramin e tij. Ai duket duke darkuar me modelen dhe aktorin turk, Sarah Berishën dhe Dj Pm, këngëtarët Rita dhe Fidan, Miranda Dupin, ku sigurisht në krye të tryezës ndodhet edhe Luana Vjollca.

Kujtojmë që Besi është një nga kapitenët e skuadrave në emision së bashku me Olsi Bylykun, i cili në këtë fotografi mungon.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *