Aktori i njohur shpallet mashkulli më seksi për vitit 2022

Revista “People” ka përzgjedhur për të disatin vit radhazi mashkullin më seksi të vitit. Për vitin 2022 burri më seksi në botë, gjithmonë sipas “People” është aktori Chris Evans, i cili  e merr këtë ‘çmim’ për herë të parë.

Përzgjedhja e Evans si burri më seksi i këtij viti u shpall në “The Late Show With Stephen Colbert”. Evans, i cili për gati një dekadë luajti “Captain America” në filmat e superheronjve të Marvel, merr stafetën nga një tjetër Avenger, aktori i njohur Paul Rudd, i cili ishte  mashkulli më seksi i 2021. Chris e mori ‘trofeun’ nga një tjetër ish-i përzgjedhur i “People” për këtë cmimi, Dwayne “The Rock” Johnosn, teksa aktorët ndodhen në setin e filmit të tyre të ardhshëm bashkë.

“Mamaja ime do të jetë shumë e lumtur,”- tha aktori- “Ajo është krenare për gjithçka që bëj, por kjo është diçka për të cilën ajo mund të mburret me të vërtetë.”

Gjithsesi ai mendon se miqtë e tij nuk do ta presin edhe aq mirë lajmin, madje mendon se do të bullizohet. Epo kur mendon Chris që do të bullizohet se është burri më seksi në botë, cfarë duhet të presim ne të tjerët.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *